Që të dy laptopët janë të konvertueshëm që do të thotë se ekrani i tyre mund të paloset edhe në pjesën e pasme.
Po gjatë këtij muaji Samsung prezantoi Chromebook e parë me laps Stylus dhe kësaj po i bashkohen edhe Acer e Asus. Përveç lapsave Stylus, Chromebook-ët e rinj kanë kamera frontale dhe çuditërisht gjenden pranë tastierës.
Kjo është bërë me qëllim që kur studenti po e përdor si tablet të ketë mundësi të realizojë foto të objekteve që ndodhen përpara tij. Çmimet dhe data e daljes në shitje nuk u bënë të ditura.
Vitin e kaluar Google filloi ekspansionin e aplikacioneve android në laptopët Chrome OS. Madje kompania doli me një deklaratë se çdo laptop i ri i tillë do të ketë mbështetjen për aplikacionet Android.
Gjithashtu Adobe bëri të ditur se do të përditësojë disa prej aplikacioneve të Creative Suite për tu përshtatur me Chromebook-ët. (PCWorld Albanian)