Harduer

Google prezantoi laptopin Pixelbook Go

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Tetor 2019
0
Me çmim prej 649 dollarësh, Pixelbook Go shënon rikthimin e formatit standard të laptopit me një bosht 180-gradësh. Google prezantoi laptopin Pixelbook Go

Në aktivitetin vjetor të harduerit, Google prezantoi sot Pixebook Go, Chromebook-un më të fundit.

Me çmim prej 649 dollarësh, Pixelbook Go shënon rikthimin e formatit standard të laptopit me një bosht 180-gradësh.

Go vjen me një ekran 16:9 13.3-inç me prekje HD ose 4K, dy porta USB-C, një çip Titan sigurie, deri në 16GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme.

Fuqizohet nga procesorët Intel duke filluar nga çipi m3 deri në Core i7. Ai është i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe pink ndërsa porositë janë hapur nga dita e sotme.

Pjesa fundore ka një material i cili e bën të lehtë mbajtjen e laptopit. Pixelbook Go fillon nga 649 dollarë dhe është qartë më i përballueshëm në kosto sesa pajisjen e prezantuara vitet e fundit nga Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni 1600 dollarësh prej titaniumi del në shitje

Lajmet e fundit>