Lajmet

Google prezantoi versionin 2.0 të Android Studio

Publikuar , 24 Nëntor 2015
0
Google prezantoi versionin 2.0 të Android Studio

android-workGoogle ka lançuar version e dytë të Android Studio, platformës për zhvillimin e aplikacioneve Android.

Prezantuar në 2013-tën në fazën beta, Android Studio është bazuar në IDE-në e IntelliJ. Esencialisht ofron çdo gjë që një zhvillues ka nevojë që nga editori i kodit tek instrumente analizash si dhe emulatorë për të gjitha platformat Android të Google.

Versioni i ri i Android Studio është i disponueshëm në formën e një versioni paraprak. Menaxheri i produkteve pranë Google specifikisht për Android Studio tha se me këtë version ekipi i zhvilluesve bëri maksimumin që të finalizonte atë që kishte nisur dy vite më parë. Fokus të veçantë në këtë version ka pasur shpejtësia e emulatorëve.

androidstudio2-0_instantrun

Google ka arritur që të përshpejtojë periudhat e zhvillimit. Tani një ndërtim i plotë aplikacioni kryhet 2 deri në 2.5 herë më shpejtë sesa në versionet e kaluara të Android Studio.

Një funksionalitet i ri quajtur “Instant Run” sjell eksperiencën e kodimit në HTML edhe në platformat mobile. Në rastin e kodimi në HTML mjafton të shkruani kodin dhe ti bëni reload uebfaqes për të vërejtur ndryshimet ndërsa në platformat mobile ky proçes kërkon më shumë kohë.

androidstudio2_emulator

Falë Instant Run, zhvilluesit mjafton që të vendosin aplikacionin në emulator si dhe paisjen fizike dhe ndërsa editojnë kodin, ndryshimet shfaqen brenda 1-2 sekondash. Sigurisht që ekzistojnë alternativa të tjera dhe në të vërtetë emulatori i Google jo gjithmonë ishte më shpejtë dhe më i lehtë në përdorim.

Megjithatë me këtë përditësim emulatorët e Google teorikisht duhet të funksionojnë më shpejtë se çdo paisje fizike. Falë ndërfaqes së re është më e lehtë të kryhen veprime të tilla si lanaçimi i kamerës. Madje mund të ndryshoni përmasat e dritares për të testuar madhësi të ndryshe ekranesh.

LEXO EDHE:  Analistët japin parashikimin se kur do të keni në duar një smartfon 5G

Google ka menduar edhe për zhvilluesit të cilët ndërtojnë aplikacione dhe lojëra me grafika intensive. GPU Profiler do të gjurmojë problemet e performancës. (PCWorld Albanian)