Lajmet

Google prezanton aplikacionin e ri të fotografive

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Qershor 2020
0
Aplikacioni tashmë përfshin një hartë tek e cila mund të shfletoni fotot që keni realizuar por që funksionon vetëm nëse keni aktivizuar etiketimin e vendndodhjes për fotot tuaja. Google prezanton aplikacionin e ri të fotografive

Google ka rimodeluar aplikacionin Photos për Android dhe iOS duke e sjellë në një linjë me realitetin modern të fotografisë.

Aplikacioni tashmë përfshin një hartë tek e cila mund të shfletoni fotot që keni realizuar por që funksionon vetëm nëse keni aktivizuar etiketimin e vendndodhjes për fotot tuaja.

Rimodelimi fokusohet kryesisht tek një ridizajnim i nivelit të lartë. Nga katër tabe, aplikacioni është reduktuar në vetëm tre. Seksioni kryesor i fotografive ka pamje më të mëdha dhe më të ngjeshura.

Tabi i kërkimit ju ndihmon të gjeni foto të realizuara vite më parë. Ndryshime janë aplikuar edhe në tabin Memories. Për koleksionet e gjeneruara automatikisht ka më shumë formate.

Aplikacioni i ri Photos debuton këtë javë dhe mos u surprizoni të shikoni pamjen e vjetër edhe për ca kohë. Versionin e fundit do e keni marrë atëherë kur të shikoni ikonën e re.

Ky rifreskim do të vijë së shpejti edhe në iOS 14. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mos e instaloni Chrome 79 në telefonët Android ose keni për të përfunduar në telashe