Harduer

Google prezanton dizajnët e reja të orës inteligjente Android Wear në Play Store

Publikuar , 11 Dhjetor 2014
0
Google prezanton dizajnët e reja të orës inteligjente Android Wear në Play Store

becce1641395640ef53396ee2b67c0561ab9fcdcKompania Google, ditën e mërkurë lajmëroi se softueri që ajo përdor në ndërtimin e orës inteligjente do të vijë me një përditësim të ri.

Ky përditësim do tu japë mundësinë përdoruesve të ndryshojnë dhe të personalizojnë pamjen dhe funksionalitetin e orës së tyre. Ndryshimi vlen për të gjashta llojet e orës Android.

Të gjithë përdoruesit do jenë të aftë të ndryshojnë paraqitjen e pajisjes së tyre, ndriçimin madje dhe përdorimi i orës do të jetë më i thjeshtë. Stilet e reja të interfejsit mund të shkarkohen direkt nga Google Store. Për të realizuar këtë përditësim Google ka bashkëpunuar me marka dhe dizajner të ndryshëm si Porsche, Surfline, Rebecca Minkof dhe Hugh Turvey.

Edhe prodhues të tjerë si LG dhe Samsung aplikuan të njëjtën gjë mbi produktet e tyre duke sjellë pamje më interesante për orët Android. Dizanjerë të shumtë janë angazhuar për këtë projekt duke përdorur një sërë veglash të reja të mundësuara nga kompanitë përkatëse. Kjo gjë padyshim do ti vlejë dhe zhvilluesve përsa i përket eksperiencës së tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Monitori i HP tregon ekranet e dy pajisjeve njëherazi

Lajmet e fundit>