Harduer

Google prezanton një smartfon të ri më 26 Gusht

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Gusht 2021
Pixel 5a do të përdorë çipin Snapdragon 765 5G dhe ka 6GB RAM. Bateria prej 4650mAh nuk ka karikim wireless. Ekrani i smartfonit do të ketë një madhësi prej 6.4-inç. Google prezanton një smartfon të ri më 26 Gusht

Google pak ditë më parë ofroi detajet e para të Pixel 6, smartfonit flasghip për 2021, dhe tashmë duket se është gati për një tjetër smartfon, kësaj here me nxjerrjen në treg të Pixel 5a.

Telefoni do të jetë një rimodelim i Pixel 4a 5G dhe një raport e fundit hedh më shumë dritë rreth telefonit. Pajisja ka të njëjtën kamera si Pixel 5 si dhe certifikimin IP67 të mbrojtjes ndaj ujit dhe pluhurit.

Pixel 5a do të përdorë çipin Snapdragon 765 5G dhe ka 6GB RAM. Bateria prej 4650mAh nuk ka karikim wireless. Ekrani i smartfonit do të ketë një madhësi prej 6.4-inç.

Sipas raportit, Pixel 5a del në shitje më 26 Gusht për 450 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CEO i Microsoft Satya Nadella bëhet edhe kryetar bordi