Harduer

Google prezanton një version Android për tabletët

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Tetor 2021
Sistemi operativ Android është kritikuar shpesh për eksperiencën e dobët në ekrane të mëdha dhe tabletë dhe ajo çfarë 12L pritet të sjellë duket shumë premtuese Google prezanton një version Android për tabletët

Kjo javë e gjitha ishte e mbushur me lajme nga Google të cilat ende nuk kanë  mbaruar. Google zbuloi versionin e ri të Android i dizajnuar për ekranet e mëdha si tabletët dhe pajisjet me ekrane me palosje.

Quajtur Android 12L, sjell një seri funksionalitetesh ekzistuese në sistem operativ por që janë përshtatur për ekranet e mëdha.

Versioni i parë publik i Android 12L do të vijë vitin e ardhshëm ndërsa një model eksperimental do të ofrohet për Lenovo P12 Pro së shpejti.

Edhe pse Android mbështet eksperiencën me shumë dritare, ka ende hapësira të cilat duken si versione të zmadhuara të sistemi operativ ndërtuar për smartfonët dhe jo si diçka që i përket ekraneve të mëdha.

Një ndryshim që do të vijë në Android 12L është një ndërfaqe me dy kolona për panelin e njoftimeve dhe ekranin e kyçjes kur sistemi identifikon një ekran më të gjerë sesa 600dps.

Google tha se sisteme të tjera dhe aplikacione do të adoptojnë këtë pamje. Android 12L gjithashtu do të ketë një taskbar në fund të ekraneve të mëdha me të cilin mund të hapni aplikacionet më lehtë.

E gjitha kjo bëhet për të thjeshtuar përdorimin e disa aplikacioneve ose përdorimin e tyre në dy anët e ekranit.

Për pajisjet me ekrane që palosen, Android 12L ofron një API me të cilin aplikacionet vihen në dijeni të boshtit dhe kufijve të ekraneve me palosje. Për shembull një aplikacion do të adaptohet në sistemin me dy kolona kur pajisja është e hapur dhe në një kolonë kur është e mbyllur.

Kompania do të zëvendësojë dizajnin e vjetër me Material You dhe aplikacionet e mbështetura gjithashtu vinë me skemën e ngjyrave që merret nga sfondi.

LEXO EDHE:  Google jep shifrën marramendëse të pajisjeve aktive Android

Së fundi Google do të ndërtojë një Play Store për Android 12L duke nxitur zhvilluesit të optimizojnë aplikacionet.

Sistemi operativ Android është kritikuar shpesh për eksperiencën e dobët në ekrane të mëdha dhe tabletë dhe ajo çfarë 12L pritet të sjellë duket shumë premtuese. /PCWorld Albanian