Harduer

Google prezanton Pixel 4 dhe 4 XL

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Tetor 2019
0
Pixel-ët e rinj vinë pak pasi Apple ka arritur të kapë Google në performancën e kamerës me disa që besojnë se iPhone 11 ofron cilësi superiore fotografike. Google prezanton Pixel 4 dhe 4 XL

Telefonët e Google më në fund janë zyrtarë. Kompania sapo prezantoi Pixel 4 dhe Pixel 4 XL në aktivitetin e harduerit mbajtur në Nju Jork.

Pixel 4 vjen në tre ngjyra: bardhë, zezë dhe një edicion i limituar portokalli. Nga dita e sotme është i disponueshëm për tu porositur dhe shitet nga data 24 Tetor.

Pixel 4 dhe Pixel 4 XL fillojnë nga 799 dollarë dhe 899 dollarë respektivisht.

Pixel 4 XL ka ekran 6.3-inç Quad HD, ndërsa modeli Pixel 4 5.7-inç 1080p. Të dy ekranet kanë frekuencë rifreskimi prej 90Hz e cila automatikisht reduktohet në 60Hz në disa kushte për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë.

Përtej madhësisë së ekranit dhe kapacitetit të baterisë, dy Pixel e rinj ofrojnë harduer identik. Ato fuqizohen nga procesori Qualcomm Snapdragon 855 me 64GB dhe 128GB memorie dhe 6GB RAM.

Në kornizën e sipërme të ekranit Google ka përfshirë një numër sensorësh të cilët mundësojnë dy funksione të reja: Njëri është kyçja përmes fytyrës – përgjigja e Google ndaj Apple Face ID – dhe tjetri quhet “Motion Sense.”

Me këtë të dytën Pixel 4 mund të kontrollohet me gjeste pa prekur fare telefonin. Informacioni përpunohet lokalisht në pajisje thotë Google.

Për modelin e këtij viti, sistemi i kamerave ka shtuar një lente të tretë telephoto përveç asaj standarde. Lentja telephoto ofron zmadhim optik 2x.

Pixel-ët e rinj vinë pak pasi Apple ka arritur të kapë Google në performancën e kamerës me disa që besojnë se iPhone 11 ofron cilësi superiore fotografike.

Edhe në botën e Android kompani si Huawei kanë reduktuar hendekun me Google në departamentin e kamerës. Google ka shtuar marifete të reja duke përmirësuar modelitetin e natës “Night Sight”.

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një kamër të shkëlqyer por nuk krahasohet me kamerën e Pixel 3 në errësirë

Live HDR+ ofron pamje në kohë reale të fotos që jeni duke kapur. Së fundi Pixel 4 ka një aplikacion të ri për regjistrimin e zërit kombinuar me teknologjinë e njohjes së zërit nga Google. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>