Lajmet

Google publikoi betan e parë publike të Android O

Publikuar , 18 Maj 2017
0
Njoftimin e dha zëvendës presidenti i inxhinierisë pranë Android, Dave Burke në konferencën e zhvilluesve Google I/O 2017. Google publikoi betan e parë publike të Android O Photo Source: Google

Google lançoi të Mërkurën betan e parë të versionit të ri të sistemit operativ Android, quajtur Android O.

Versioni beta i parë i Android mund të shkarkohet në këtë lidhje. Ai ofron mbështetje për modelet Nexus 5X, Nexus 6P, Nexus Player, Pixel, Pixel XL, Pixel C dhe emulatorin zyrtar të Android.

Njoftimin e dha zëvendës presidenti i inxhinierisë pranë Android, Dave Burke në konferencën e zhvilluesve Google I/O 2017.

Ai vuri theksin në dy pika: Eksperiencë fluide dhe përditësime vitale. E para pritet të sjellë ndryshime në ndërfaqe, funksionalitete të reja navigimi, selektim inteligjent të tekstit, pika njoftimesh e shumë të tjera.

Në aspektin e sigurisë Android O sjell Google Play Protect, një shërbimi i ri i cili skanon aplikacionin për aktivitet malueri. Sa i përket përmirësimit të sistemit operativ Google premton ndezje më të shpejtë. Aplikacionet gjithashtu do të hapen dhe funksionojnë më shpejtë.

Për zhvilluesit Google solli shërbimin e ri Play Console Dashboards i cili identifikon problemet kryesore që përdoruesit kanë me zhvillimin e aplikacioneve.

Versioni i parë eksperimental i Android O për zhvilluesit debutoi në Mars ndërsa u deshën tre muaj përpara se Google të publikonte të dytin. Ajo e bë e disponueshme përmes Android Beta Program.

Google ka planifikuar të lançojë dy versione të tjera eksperimentale: një në Qershor dhe një në Korrik. Versioni final i tij debuton në tre mujorin e tretë të 2017-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkenca, ja kushtet e BE-së për integrimin

Tags >

Android O
Lajmet e fundit>