Harduer

Google publikoi versionin final të Android 7.1.1

Publikuar , 05 Dhjetor 2016
0
Google publikoi versionin final të Android 7.1.1

android-updates-primary-100248590-primary-idgeNëse zotëroni një telefon Nexus ose Pixel, Android 7.1.1 ka mbërritur për ju. Para pak minutash Google publikoi imazhet OTA për ata që duan të përditësojnë telefonin manualisht.

Përditësimi është 240 megabajt dhe kryesisht fokusohet në përmirësime në sfond që rrisin stabilitetin dhe performancën. Me 7.1.1 Google ka përfshirë edhe përditësim mujor të sigurisë për Dhjetorin.

Telefonët e përshtatshëm me përditësimin janë:

  1. Pixel
  2. Pixel XL
  3. Pixel C
  4. Nexus 6P
  5. Nexus 5X
  6. Nexus 9
  7. Nexus Player

Imazhet e 7.1.1 mund ti shkarkoni në këtë lidhje. Nëse kjo është hera e parë që do ta bëni manualisht, Google ka përfshirë udhëzimet hap pas hapi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ky karikues telefoni ka një kamër të fshehtë

Tags >

android
Lajmet e fundit>