Lajmet

Google publikon listën e motorëve të kërkimit për përdoruesit e Android në Evropë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Janar 2020
0
Alternativat e motorëve të kërkimit që u shfaqen përdoruesve do të ndryshojnë sipas vendeve dhe përzgjedhja është bërë sipas një ankandi. Google publikon listën e motorëve të kërkimit për përdoruesit e Android në Evropë

Google publikoi listën e motorëve alternativë të kërkimit të cilët do të ofrohen për përdoruesit e Android në Evropë dhe DuckDuckGo është alternativa kryesore me Bing në vendin e fundit.

Një aplikacion i dedikuar i ofruesit të motorit të kërkimit do të instalohet në pajisje. Alternativat vinë pasi Google u detyrua ti bindej kërkesë së Bashkimit Evropian në Mars të vitit të kaluar.

Për këtë Google u gjobit me 5 miliardë dollarë nga autoritetet Evropiane të cilat thanë se kompania duhej të ndalonte këto praktika të paligjshme.

Alternativat e motorëve të kërkimit që u shfaqen përdoruesve do të ndryshojnë sipas vendeve dhe përzgjedhja është bërë sipas një ankandi.

Çdo ofrues i thotë Google sesa është i gatshëm të paguajë sa herë që një përdorues përzgjedh motorin e tyre të kërkimit. Tre ofertuesit më të mëdhenj u shfaqen përdoruesve. Ky proces përsëritet çdo katër muaj.

E gjitha kjo do të thotë alternativat e ofruara nuk reflektojnë popullaritetin e motorëve të kërkimit sipas vendeve por sesa të gatshëm janë motorët të paguajnë. Microsoft Bing shfaqet si opsion vetëm në Britani vend ku të ardhurat nga reklamimi janë më të larta sesa në vendet me GDP të ulët.

Kur Google prezantoi ankandin në Gusht të vitit të kaluar, rivalët nuk ishin aspak të kënaqur dhe sipas tyre është një tjetër abuzim nga Google me pozitat dominuese. Edhe CEO i DuckDuckGo tha se Google vijon të përfitojë nga rivalët.

Mëposhtë është lista e motorëve alternativë të kërkimit që do tu jepen përdoruesve të Android në Evropë sipas radhës:

  • Austri: DuckDuckGo, GMX, Info.com
  • Belgjikë: DuckDuckGo, Info.com, Qwant
  • Bulgari: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Kroaci: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Çeki: DuckDuckGo, Info.com, Seznam
  • Danimarkë: DuckDuckGo, Givero, Info.com
  • Estoni: DuckDuckGo, Info.com, Yandex
  • Finlandë: DuckDuckGo, Info.com, Yandex
  • Franc[: DuckDuckGo, Info.com, Qwant
  • Gjermani: DuckDuckGo, GMX, Info.com
  • Greqi: DuckDuckGo, Info.com, Qwant
  • Hungari: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Islandë: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Irlandë: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Itali: DuckDuckGo, Info.com, Qwant
  • Letoni: DuckDuckGo, Info.com, Yandex
  • Lihtenshtein: DuckDuckGo, Info.com, Qwant
  • Lituani: DuckDuckGo, Info.com, Yandex
  • Luksemburg: DuckDuckGo, Info.com, Qwant
  • Maltë: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Holandë: DuckDuckGo, GMX, Info.com
  • Norvegji: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Poloni: DuckDuckGo, Info.com, Yandex
  • Portugali: DuckDuckGo, Info.com, Qwant
  • Qipro: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Rumani: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Sllovaki: DuckDuckGo, Info.com, Seznam
  • Slloveni: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Spanjë: DuckDuckGo, Info.com, Qwant
  • Suedi: DuckDuckGo, Info.com, PrivacyWall
  • Britani: Bing, DuckDuckGo, Info.com
LEXO EDHE:  Më 7 Mars në Tiranë aktiviteti International Women’s Day mikëpritës i historive frymëzuese të femrave të suksesshme në teknologji