Lajmet

Google publikon versionin e parë eksperimental të Android P, ja ndryshimet

Mar 9 2018
0 Shpërndarje
Përpara se të pyesni, do tu themi se nuk e dimë si quhet në të vërtetë “Android P.” Një tjetër enigmë janë ndryshimet që pritet të vinë në ndërfaqen e përdoruesit. Google publikon versionin e parë eksperimental të Android P, ja ndryshimet Photo Source: Google

Siç ka vepruar në vitet e fundit, Google publikoi të Enjten një model eksperimental të versionit të ardhshëm të Android.

Përpara se të pyesni, do tu themi se nuk e dimë si quhet në të vërtetë “Android P.” Një tjetër enigmë janë ndryshimet që pritet të vinë në ndërfaqen e përdoruesit.

Ky version i dedikohet kryesisht zhvilluesve, andaj do të ishte gabim i madh sikur të instalonit për përdorim ditor.

Mbase veçoria e cila pritet të tërheqë më shumë vëmendje është mbështetja për zona e papërdorshme të ekranit që mund të zihen nga sensorët, një risi në dizajn prezantuar nga Apple me iPhone X për herë të parë.

Këto zona ishin prezent në disa telefonë gjatë Kongresit Mobil Botëror mbajtur në Barcelonë dy javë më parë.

Kështu mbështetja do të jetë jetikë për këta telefonë dhe ata që pritet të ndjekin këtë trend gjatë vitit.

Zhvilluesit do të kenë mundësi të testojnë aplikacionet e tyre nëse funksionojnë me këto zona.

Ndryshimi tjetër madhor që përdoruesit do të shohin është paneli i ri i njoftimeve me skajet e harkuara.

Paneli sjell pamje të re për njoftimet nga aplikacionet e komunikimit të cilat do të përmbajnë edhe ca rreshta bisedë.

Aplikacionet do të pajisjen me “Replikat Inteligjente,” imazhe dhe sticker-a direkt nga njoftimi.

Duam të theksojmë se ky është një version eksperimental i Android P dedikuar zhvilluesve. Përveç ndryshimeve të lartpërmendura në pamje, pjesa tjetër janë zhvillime në sfond, larg syrit të përdoruesit si rritja e efikasitetit dhe performancës.

Google gjithashtu ofron një video ku shpjegon të gjitha veçori parë nga syri i një zhvilluesi.

Sakaq përdoruesit e një telefoni Pixel, Pixel XL, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL mund të shkarkojnë nga ky moment versionin e parë të Android dhe ta instalojnë në telefonin e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>