Harduer

Google publikon video të Pixel 6 dhe 6 Pro

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shtator 2021
Në faqen e Instagram Google gjithashtu ka publikuar imazhe e në njërin prej tyre shfaqet data 19 Tetor. Kujtojmë se vitin e kaluar Google prezantoi Pixel 5 më 30 Shtator. Google publikon video të Pixel 6 dhe 6 Pro

Google ka publikoi një trailer për smartfonin e ardhshëm Pixel 6 i cili përmban disa imazhe të smartfonit duke u përdorur.

Videoja vjen thuajse një muaj pasi Google publikoi fotot e para zyrtare të smartfonit që më shumë ishin punime sesa fotografi.

Në faqen e Instagram Google gjithashtu ka publikuar imazhe e në njërin prej tyre shfaqet data 19 Tetor. Kujtojmë se vitin e kaluar Google prezantoi Pixel 5 më 30 Shtator.

Pixel 6 vjen në dy variante. Pixel 6 Pro do të ketë ekran 6.7-inç 120Hz QHD+ dhe tre kamera të pasme përfshirë një me kënd super të gjerë dhe një me zmadhim optik 4x.

Sakaq modeli bazë Pixel 6 do të ketë ekran 6.4-inç 90Hz FHD+ të rrafshët por do ti mungojë kamera e zmadhimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Biznesi i Facebook lulëzon në pandemi