Biznes

Google punëson qindra vajza për të programuar dritat e Pemës së Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar , 05 Dhjetor 2014
0
Google punëson qindra vajza për të programuar dritat e Pemës së Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë

screen-shot-2014-12-04-at-12-04-44-pmSot e gjithë bota është e përfshirë nga teknologjia dhe këtu nuk mund të mungonte dhe Pema e Krishtlindjeve që do të vendoset së shpejti në Shtëpinë e Bardhë e cila do të programohet nga Google.

Më shumë se 300.000 njerëz, shumica vajza të reja, morën pjesë në fushatën e Google të quajtur ‘Google’s Made with Code’ për të programuar mënyrën se si dritat e pemëve do të ndriçojnë gjatë ceremonisë hapëse.

Nuk dihet se si do të duken dritat të vendosura bazuar në 300.000 mendime të ndryshme. Brittany Wenger është ndër 10 programuesit që do të marrin pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave.

Moshat e këtyre 10 personave varion nga 4-20 vjeç, pra janë adoleshentë dhe fëmijë. Wenger zbuloi se kodi i pjesëmarrësve në këtë program shfaqet në një kohë të specifikuar. Ka qenë pikërisht ideja e saj që dritat të programoheshin nga kaq shumë njerëz dhe Google e mirëpriti dhe e bëri realitet këtë ide. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Versioni i ri i After Effects mund të eliminojë objekte të padëshiruara nga videot

Tags >

Google
Lajmet e fundit>