Softuer

Google rafinon rezultatet e kërkimit

Publikuar , 01 Tetor 2009
0
Google rafinon rezultatet e kërkimit

Ndryshimet që janë lajmëruar gjatë ditës së sotme janë të vështira për të rënë në sy për shkak se kërkojnë klikimin e një linku “show options” mbi rezultatet kërkuese të Google. Veçoria ka qenë e pranishme qysh prej muajit maj, duke e bërë të mundur fokusimin e rezultateve vetëm në video, forume diskutuese, rishikime apo libra. Tani lajmet dhe blogjet janë shtuar në listën e opsioneve.

Microsoft ka paraqitur një veçori të ngjashme duke limituar rezultatet e kërkimit ndaj kategorive specifike si pjesë e një përditësimi në muajin qershor që ka riemëruar makinën e saj kërkuese në BING.

Në një lëvizje tjetër, Google është duke i mundësuar përdoruesve të limitojnë rezultatet e listuara në informacione të indeksuara brenda orës së fundit. Google veçse ka pasur opsione që kanë sanksionuar rezultatet e ditës së kaluar, javës apo vitit.

Përdoruesit e Google gjithashtu do të jenë në gjendje ti tregojnë makinës kërkuese nëse dëshirojnë të shikojnë më shumë apo më pak rezultate të ndërlidhura me blerje.

Këto gjërat janë shpalosur në një kohë kur Bing ka qenë duke i ndihmuar Microsoft të përfitojë pjesë në kërkim, që është një fushë tërheqëse për shkak se tërheq shumë prej reklamave në ueb.

Sipas comScore, e ndihmuar nga një kampanjë e  marketingut me vlerë prej 100 milion dollarë, pjesëmarrja e Microsoft në SHBA është ngritur në 9.3 % gjatë muajit gusht, prej 8% që ishte në muajin maj. Nëndërkohë, Google ka qenë në gjendje të mbaj të qëndrueshme udhëheqjen e saj në rezultatet kërkuese të uebit në SHBA, me 65%.

Microsoft shpreson të përpunojë edhe më shumë kërkesa prej fillimit të vitit të ardhshëm, duke u merr me kërkimet për Yahoo, e cila ka qenë përpunuese e 19% të kërkimeve në SHBA. Megjithëse planifikon të bazohet në teknologjinë e Micorsoft, Yahoo gjithashtu ka shtuar më shumë veçori në rezultatet e saja kërkuese dhe gjithashtu shpreson të përfitojë më shumë trafik.

LEXO EDHE:  Me lançimin e fotove 3D Facebook premton demokratizimin e përmbajtjeve VR

Google ka deklaruar se ndryshimet e fundit janë sjellë në skenë si rrjedhojë e ndryshimit të kërkesave të audiencës.

Lajmet e fundit>