Biznes

Google raporton fitime rekord

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Korrik 2019
0
Google fitoi 14.21 dollarë për aksion nga 11.30 dollarë që kishin parashikuar analistët. Kompania vjen pas disa gjoba serioze nga autoritetet Evropiane vitet e fundit. Google raporton fitime rekord

Kompania mëmë e Google Alphabet rimori veten pas një starti të vështirë të 2019-ën kur raportoi të Enjten të ardhura dhe fitime më të larta sesa ishin parashikuar.

Gjigandi i reklamimit dixhital grumbulloi fitime të larta prej 9.18 miliardë dollarësh në tre mujorin e dytë të 2019-ës.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 19% në 38.9 miliardë dollarë. Nga ana tjetër regjistroi humbje vetëm 989 milionë milionë dollarë.

Google fitoi 14.21 dollarë për aksion nga 11.30 dollarë që kishin parashikuar analistët. Kompania vjen pas disa gjoba serioze nga autoritetet Evropiane vitet e fundit.

Presioni ndaj kompanisë vetëm sa do të rritet sidomos me ardhjen e zgjedhjeve presidenciale Amerikane të 2020. Nga ana tjetër përballet me konkurrencën në rritje të Amazon dhe Alibaba të cilët po përpiqen të luftojnë dipolin Google-Facebook.

Së fundi investitorët vazhdojnë të ankohen për mungesën e transparencës të raportimit financiar të Alphabet. Kompania raporton financiar sipas tre kategorive: reklamimit, të ardhura të tjera dhe investime të tjera pa specifikuar produktet si YouTube apo Google Cloud.

Ky sekret vazhdimisht ka acaruar investitorët por edhe analistët të cilët lihen në errësirë për gjendjen e vërtetë të biznesit të kompanisë. Google numëron plot 107,646 punonjës, 20% më shumë sesa vitin e kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja aplikacioni që ka ekspozuar 2 milionë fjalëkalime të rrjeteve Wi-Fi në mbarë botën

Lajmet e fundit>