Blog

Google refuzon të heqë aplikacionin Saudit për gjurmimin e grave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2019
0
Menjëherë pas publikimit të raportit reagoi Amnesty International duke krituar Google dhe Apple që kanë lejuar një aplikacion të tillë në dyqanet e tyre respektive. Google refuzon të heqë aplikacionin Saudit për gjurmimin e grave

Google thotë se nuk do të tërheqë aplikacionin Absher nga dyqani i aplikacioneve duke thënë se nuk shkel politikat e kompanisë.

Absher është një aplikacion kontrovers qeveritar ku përdoruesit mund të aksesojnë shërbimet qeveritare si të aplikojnë për punë, të paguajnë gjoba, të rinovojnë leje e licenca apo të raportojnë krime.

Megjithatë bashkëshortët përmes aplikacionit mund të gjurmojnë gratë e tyre dhe të kontrollojnë lëvizjen.

Një raport i Bussines Insider burrat Sauditë përdornin aplikacionin edhe për të ndaluar gratë të dilnin jashtë vendit.

Menjëherë pas publikimit të raportit reagoi Amnesty International duke kritikuar Google dhe Apple që kanë lejuar një aplikacion të tillë në dyqanet e tyre respektive.

Letra u dërguan në drejtim të Google dhe Apple ku u kërkohej të hiqnin aplikacionin.

Sipas Business Insider Google ju përgjigj një letre nga Kongresin duke thënë se aplikacioni nuk përbën shkelje për politikat e saj dhe të vazhdojë të jetë live.

Kongresmeni Speier tha se përgjigja ishte zhgënjim dhe se kishte në plan të ndiqte çështjen në gjykata.

Muajin e kaluar CEO i Apple Tim Cook gjithashtu tha se çështja ka tërhequr vëmendjen e tij dhe të kompanisë.

Megjithatë ende nuk ka diçka konkrete as nga Cook, as nga Apple dhe as nga App Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjenerata e ardhshme e iPhone ka tre kamera të pasme

Lajmet e fundit>