Lajmet

Google ridizajnon kërkimin në platformat mobile

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Janar 2021
Google thotë se tani përdoruesit do ta gjejnë më lehtë dhe shpejtë atë që kërkojnë. Kompania tha se pamja e re mobile po vjen në ditët në vijim. Google ridizajnon kërkimin në platformat mobile

Së shpejti përdoruesit do ta kenë më të lehtë kërkimin në ueb nga smartfoni. Google lançoi një ridizajnim vizual i cili duhet ti ndihmojë të jenë më të fokusuar në rezultatet e kërkimit sesa çdo gjë tjetër përreth.

Faqet e rezultateve kanë më pak hije, shtrihen cep më cep të ekranit dhe kanë ngjyra të cilat ilustrojnë më mirë informacionet e rëndësishme.

Google thotë se tani përdoruesit do ta gjejnë më lehtë dhe shpejtë atë që kërkojnë. Kompania tha se pamja e re mobile po vjen në ditët në vijim.

Nuk është një ndryshim si nata me ditën por mëse i mirëpritur. Google mendon se ajo çfarë ka rëndësi në platformat mobile është shpejtësia e kërkimit dhe grafikat e bukura nuk kanë aq rëndësi sesa thjeshtë një link me informacion. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nintendo zbulon hakimin e një numri të konsiderueshëm llogarish