Lajmet

Google rifreskon aplikacionin e hartave

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shkurt 2020
0
Pamja e re, e cila koincidon me 15 vjetorin e Google Maps, sjell një seksion të ri “Contribute” në fund të ndërfaqes së aplikacionit mobil. Google rifreskon aplikacionin e hartave

Ditën e Enjte Google Maps lançoi një ridizajnim i cili vë theksin tek vlerësimet e përdoruesve dhe fotot që ata shpërndajnë në vendet e vizituara.

Me këtë Google ndryshim synon që rritë sasinë e informacionit i cili aktualisht zotërohet nga aplikacione si Zomato, TripAdvisor dhe Yelp.

Pamja e re, e cila koincidon me 15 vjetorin e Google Maps, sjell një seksion të ri “Contribute” në fund të ndërfaqes së aplikacionit mobil.

Konkretisht panelin i navigimit në fund përmban pesë opsione: “Saved”, “Contribute”, “Updates”, “Commune” dhe “Explore.”

Kategoria “Saved” përmban vende të ruajtura që keni vizituar ose dëshironi të vizitoni. Më përpara kjo kategori gjendej në menunë hamburger nën opsionin “Your Place.”

Sakaq opsioni “Contribute” është versioni i Yelp por krijuar nga Google ku inkurajon njerëzit të ndajnë foto, vlerësime dhe informacione që mungojnë në hartë. Tabi “Updates” ka informacion nga publikuesit dhe ekspertët lokalë.

Google Maps gjithashtu do të shtojë informacion tranziti që grumbullohet nga përdoruesit e tjerë. Për shembull Google Maps do të tregojë sesa i populluar është transporti publik, apo nëse një sistem transporti ka opsion aksesibiliteti për invalidët.

Google tha se versioni i rifreskuar i aplikacionit Maps është lëshuar në iOS dhe Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Risia e re e Android ju ndihmon të përqendroheni tek puna