Lajmet

Google risjell platformën për tu ofruar partnerëve eksperiencë të re për shërbimet dhe inovacionin

Publikuar , 05 Dhjetor 2014
0
Google risjell platformën për tu ofruar partnerëve eksperiencë të re për shërbimet dhe inovacionin

google-earnings1Para pak vitesh kompania Google ka krijuar një program të quajtur “Apps for Work. Tanimë ajo e ka risjellë atë në një formë më të konsoliduar nën emërtimin “Google Apps for Work and Education Partner Program”. Kjo platformë e re do të përfshijë programet ekzistuese të Google të Apps, Chrome, Cloud Platform, Maps dhe Search. Kompania ka deklaruar se ideja është tu ofrojë partnerëve një eksperiencë të re përsa i përket shitjeve, shërbimeve dhe inovacionit.

2014-12-04_0910Platforma është ndërtuar në tri ndarje; shitjet, shërbimet dhe teknologjia. Departamenti i shitjeve është për ata partner që shesin në volume të mëdha, ai i shërbimeve fokusohet tek ata që ofrojnë shërbime tek klientët si shitje, konsultim, trajnim, implementim dhe mbështetje teknike ndërsa ai i teknologjisë ka të bëjë me partnerët që krijojnë produkte dhe japin zgjidhje që zgjerojnë dhe përmirësojnë audiencën dhe funksionalitetin e Google Work&Education.

Të gjithë partnerët do të kenë akses në komunitetin Google Connect. Ashtu si dhe prestigjiozja The Wall Street Journal konfirmoi se Google ka vendosur tu japë partnerëve 20% të të ardhurave që merr nga anëtarësimet në Google Apps. Tradicionalisht kjo kompani ka punuar me shitësit, por asnjëherë nuk është fokusuar në këtë pjesë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google refuzon të heqë aplikacionin Saudit për gjurmimin e grave

Tags >

Google
Lajmet e fundit>