Lajmet

Google rrit ndjeshëm performancën me Chrome 99 në Android dhe macOS

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Mars 2022
Madje sipas Google, Chrome është më shpejtë edhe se në platformën Speedometër të vetë Apple në MacBook me procesorin M1 Max. Google rrit ndjeshëm performancën me Chrome 99 në Android dhe macOS

Gjiganti i motorit të kërkimit Google është i vendosur të rifitojë kurorën e shfletuesit më të shpejtë dhe jo vetëm në platformën e tij.

Kompania pretendon se Chrome 99 është më i shpejtë në macOS dhe Android se versionet e kaluara ndërsa përfitimet më të mëdha në performancë janë në Mac.

Falë një teknike optimizimi të integruar dhe rafinimi i përpunimit grafik, Chrome është 7% më i shpejtë sesa Safari dhe grafika 15% më të shpejta.

Madje sipas Google, Chrome është më shpejtë edhe se në platformën Speedometër të vetë Apple në MacBook me procesorin M1 Max.

Pioneri i internetit tha se Chrome është thuajse 43% më i shpejtë sesa kur Mac M1 të parë debutuan në 2020-ën. Përmirësimi më i madh erdhi në fund të 2021 kur Google prezantoi një kompilues të ri Javascript-i duke përfituar nga avantazhet e procesorit të ri të Apple.

Edhe përdoruesit e Chrome në Android duhet të shohin performancë 15% më të lartë. Megjithatë performanca e shtuar jo gjithnjë përkthehet në eksperiencë reale por që ndryshimet e Chrome mund të ndezin edhe njëherë tjetër konkurrencën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Pixel 6, smartfoni më i mirë i vitit?