Lajmet

Google rrit shpejtësinë dhe sigurinë gjatë kërkimit të fotografive

Publikuar , 24 Janar 2013
0
Google rrit shpejtësinë dhe sigurinë gjatë kërkimit të fotografive

Google securityGoogle lajmëroi gjatë ditës së mërkurë që do të ndryshojë kërkimin e vet për fotografi për ta bërë më të shpejtë dhe më të besueshëm.

Së shpejti, njerëzit do të jenë në gjendje që në të njëjtën kohë të shohin imazhe dhe informacione rreth imazhit gjatë kërkimit për fotografi, ilustrime dhe grafikë. “Bazuar në reagimin nga të dy palët, përdoruesit dhe uebmasterët, ne ridizajnuam Google Imazhet për të ofruar një përvojë më të mirë të kërkimit”,- shkroi në një postim në blog, Menaxheri i Asocuar i Produktit të Google Imazheve, Hongyi Li.

“Në ditët e ardhshme, ju do të shihni rezultate të imazheve të paraqitura në një panel të brendshëm, kështu që është më i shpejt, më i bukur dhe më i besueshëm.” Kur përdoruesit për momentin kërkojnë fotografi, ata shohin imazhe të mëdha për çfarëdo lloj informacioni që kërkojnë.

Për shembull, “Pacific Ocean” sjell disa fotografi të hartave, fotografive të ishujve me rërë të mbuluar me palma dhe fotografi të valëve që godasin shkëmbinjtë. Nëse përdoruesi dëshiron që të dijë më tepër për imazhin, ai duhet të vendos miun mbi të dhe pastaj të klikojë për të marrë më tepër.

E drejta e autorit, Google largoi mbi 50 milionë kërkime në vitit 2012

Me kërkimin e përmirësuar të fotografive të Google, njerëzit do të jenë në gjendje që të shohin një paraqitje të imazheve më të vogla me një fotografi në qendër të rritur dhe të shoqëruar me informacione rreth imazhit. Kjo duhet dukshëm të zvogëlojë qëndrimin pezull dhe klikimin.

Fillon më në fund instalimi i rrjetit “Google Fiber”

Ja disa nga ndryshimet që shpjegon Hongyi LI:

LEXO EDHE:  Facebook prezanton sistemin e ri të pagesave për Facebook, Whatsapp dhe Instagram

-Ne tani paraqesin informacion të hollësishëm për fotografinë (metadata) poshtë imazhit në rezultatet e kërkimit, në vend të ridërgimit të përdoruesit tek një faqe e ndarë për zbarkim.

-Ne jemi duke dhënë disa informacione kyçe më të spikatura afër imazhit: titulli i faqes që e mban imazhin, domeini prej nga vjen dhe madhësia e imazhit.

-Emri i domeinit është i klikueshëm dhe ne gjithashtu shtuam një buton të ri për të vizituar faqen në të cilën është vendosur imazhi.

-Faqja burimore nuk do të hapet më në një kornizë në sfond të pamjes së hollësive të imazhit. Kjo përshpejton përvojën për përdoruesit, zvogëlon ngarkimin në serverët burimorë të uebfaqes dhe përmirëson saktësinë e metrikës së uebmasterëve si shikimet e faqes.

“Ju do të jeni në gjendje që në shpejtësi të kaloni përgjatë një bashkësie të fotografive duke përdorur tastierën”,- shkroi li. “Nëse dëshironi që të riktheheni për të shfletuar rezultatet e tjera të kërkimit, vetëm shkoni poshtë dhe zgjidhni pikërisht (vendin) nga ku u larguat”. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>