Lajmet

Google+, rrjeti social i dytë më i madh në botë pas Facebook-ut

Publikuar , 29 Janar 2013
0
Google+, rrjeti social i dytë më i madh në botë pas Facebook-ut

Google+ është bërë tashmë rrjeti i dytë social më i madh në botë, duke kaluar Twitter që renditet i katërti. 

Gjithsesi, të dyja rrjetet janë shumë larg Facebook-ut, i cili, sipas një sondazhi të fundit, përdoret nga më tepër se 51% e popullsisë online në botë.graph1 google plus

Trendstream Global Web Index vlerëson se për tremujorin e fundit të vitit 2012, Facebook kishte 693 milionë përdorues aktivë, i ndjekur nga Google+ me 343 milionë.

Firma ka konsideruar edhe YouTube si një rrjet social dhe sipas vlerësimeve, ka rezultuar se faqja renditet e treta, e ndjekur nga Twitter që ka 288 milionë përdorues aktivë.

Studimi nuk numëron numrin total të përdoruesve, por vetëm ata aktivë me kriterin një mujor.

Në tetor, Mark Zuckerberg u shpreh se Facebook kishte 1 miliard përdorues aktivë në muaj.

Edhe pse Google+ renditet rrjeti i dytë më i madh në botë, shumë njerëz mendojnë se platforma është si një “qytet fantazëm”, duke qenë se të paktë janë ata që kontribojnë për të.

Megjithatë, Google po punon fort për ta ndryshuar këtë fakt. (PCWorld Albanian)

Graph google plus

LEXO EDHE:  Ndërprerja e madhe e Facebook, Instagram dhe WhatsApp dy ditë më parë zbuloi një të vërtetë të frikshme

Lajmet e fundit>