Harduer

“Google Rus” lançon një smartfon

Dec 5 2018
0 Shpërndarje
Yandex konsiderohet si “Google Rus” dhe shumica e të ardhurave vinë nga reklamimi. Në 2012-ën lançoi dyqanin e saj të aplikacioneve. “Google Rus” lançon një smartfon

Pas makinave me sistem vetëdrejtimi dhe altoparlantëve inteligjentë, gjigandi Rus i kërkimit Yandex ka vendosur të hyjë në botën e smartfonëve.

Telefoni i parë quhet Yandex.Phone edhe është një model Android i rangut të ulët i cili vjen me aplikacionet e Yandex si GPS, Music dhe aplikacionet e motit.

Në qendër qendron Alice, asistenti virtual i Yandex i cili mund të kuptojë Rusisht në me saktësi të lartë.

Yandex konsiderohet si “Google Rus” dhe shumica e të ardhurave vinë nga reklamimi. Në 2012-ën lançoi dyqanin e saj të aplikacioneve.

Telefoni ka ekran 5.65-inç full HD me Android 8.1 dhe procesor Snapdragon 630. Gjithashtu ka një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe NFC.

Sistemi i kamerave përbëhet nga dy të pasme 12 dhe 5 megapiksel dhe një frontale 5 megapiksel.

Ai kushton 17,990 rubla ose 270 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>