Softuer

Google shpalos vegla të reja për zhvilluesit

Publikuar , 19 Maj 2010
0
Google shpalos vegla të reja për zhvilluesit

Në një fjalim të gjerë, inxhinierët e Google dhe prezantuesit e saj vënë në pah potencialin e uebit si një platformë me kod të hapur për zhvillues që të ndërtojnë aplikacione dhe të reduktojnë varësinë nga plug-ins – programe të vogla të jashtme, siç është Flash Media Player – duke mundësuar në këtë mënyrë krijimin e shfletuesve më të dobishëm.

“E ardhmja e uebit është HTML5” tha Sundar Pichai, një zëvendës president për menaxhim të projekteve pranë Google, para audiencës së konferencës Google I/O në San Francisco, Kaliforni.

Në fillim të vitit 2000, zhvilluesit pothuajse tërësisht u fokusuan në aplikacione të desktopit, siç është Microsoft Office. Por gjatë viteve të fundit, prioriteti ka kaluar drejt aplikacioneve me bazë në ueb, siç është Gmail apo Twitter.

Google gjithashtu ka sjellë ekzekutiv nga kompani shfletuesish si Opera dhe Mozilla, për të ndihmuar në shpalosjen e WebM, një video format pa pagesë dhe me kod të hapur që do të përdoret me HTML 5 video. E në anën tjetër YouTube, pronë e Google, ka thënë se qysh prej ditës së sotme do të përkrahë WebM.

Kompania gjithashtu ka shpalosur një ueb dyqan të Chrome, që është një treg online për aplikacione që punojnë me shfletuesin Chrome të Google. Zhvilluesit duhet të vendosin aplikacionet në dyqan, ku më pas përdoruesit mund t’i blejnë dhe t’i shkarkojnë.

Google më pas shpalosi edhe një App Engine për biznese, që iu mundëson kompanive të ndërtojnë aplikacione të brendshme mbi të njëjtën infrastrukturë që përdorë Google.

Të mërkurën u shpalos edhe Google Wave, platforma ueb komunikuese e kësaj kompanie që lejon përdorues të shumtë të shkëmbejnë informacione në kohë reale. Për përdorimin e kësaj veçorie më parë përdoruesit duhej që të ftoeshin.

LEXO EDHE:  Versioni i ri i Chrome e bën më të lehtë shfletimin nga disa pajisje njëherazi

Më shumë se 5.000 zhvillues nga 66 shtete pritet të marrin pjesë në konferencën e zhvilluesve Google I/O, që përfundon të enjten.

Lajmet e fundit>