Lajmet

Google shpejton shfletuesin Chrome, arnon vrimat

Publikuar , 12 Janar 2013
0
Google shpejton shfletuesin Chrome, arnon vrimat

Google përditësoi shfletuesin Chrome, duke përmirësuar funksionimin e shfletuesit në hapje dhe duke arnuar dy duzina dobësi në siguri. Chrome 24 përmbante disa ndryshime madhore.

Kjo është e zakonshme, pasi Google zakonisht përditëson shfletuesin e vet çdo gjashtë deri tetë javë.

Google i quajti vetëm si disa përmirësime dhe shtime të dobishme, duke përfshirë hapje më të shpejt, një ngritje e shpejtësisë së makinës V8 JavaScript të Chrome dhe mbështetje për MathML (Mathematical Markup Language), që ruan formulat matematike dhe simbolet në faqet e shfletuesit.

Edhe Mozilla paraqiti disa përmirësime gjatë kësaj jave

Përmirësimi i funksionimit të JavaScript ishte gjë e vogël në krahasim me Chrome 23, versionin e paraqitur nëntë javë më parë, por Google u lavdërua me faktin që qysh nga tetori i vitit 2011, shpejtësia e V8 është përmirësuar me 26 për qind.

Rastësisht, rivali Mozilla paraqiti disa përmirësime të JavaScriptit gjatë kësaj jave, duke thënë që një kompilator i ri JIT (pikërisht në kohë) përmirësoi shpejtësinë e Firefox 18 për 25 për qind. Chrome 24 gjithashtu arnoi 24 dobësi.

Skuadra e tij e sigurisë etiketoi 11 nga vrimat me rrezik “të lartë”, që është vlerësimi i dytë më serioz që e ka Google, tetë si “mesatar” dhe pesë si “të ulët”. (PC World Albanian)

google-chrome

LEXO EDHE:  Ridizenjimi i Google Chrome 69 do të publikohet në Shtator

Lajmet e fundit>