Lajmet

Google shton mbi 400 000 km rrugë në Street View

Publikuar , 12 Tetor 2012
0
Google shton mbi 400 000 km rrugë në Street View

Google sapo ka lançuar përditësimin më të madh të Street View deri më tani, duke shtuar mbi 400 000 km rrugë nga e gjithë bota në koleksionin e tij të hartave. 

Përditësimi rrit mbulimin e Street View në shtete si: SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Itali, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Tajvan, Singapor, Tailandë dhe Makau.

Për më tepër, u prezantua edhe një koleksion i ri në disa shtete që përfshijnë Afrikën e Jugut, Japoninë, Spanjën, Francën, Brazilin dhe Meksikën.

Pikat e reja të Street View përfshijnë memorialin Chiang Kai-shek në Tajvan, parkun Fort Canning në Singapor, kështjellën Elsinore në Danimarkë, pallatin Catherine dhe manastirin Ferapontov në Rusi, parkun Stanley në Vankuver etj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Maps ju lejon të bëni sondazhe me miqtë në lidhje me restorantet që mund të zgjidhni

Lajmet e fundit>