Lajmet

Google shton mundësinë për editim dhe shikim offline të softuerit për prezantime

Publikuar , 25 Janar 2013
0
Google shton mundësinë për editim dhe shikim offline të softuerit për prezantime

Google slides

Google ka shtuar “Slides”, versionin më të fundit të softuerit të vet për prezantime, në platformën e aplikacioneve offline, teksa provon të luajë një rol dëmtues të lëshimeve zyrtare të Microsoft Office 2013 dhe versionit “home user” të Office 365. Slides google 

Përdoruesit e “Slides” do të jenë tani në gjendje që të shohin dhe editojnë prezantimet pa një lidhje interneti, duke qenë se ata e përdorin shfletuesin Chrome të uebit ose një pajisje Chrome OS.

Google Docs do ta ketë të vështirë që t’iu kërkojë përdoruesve që kërkojnë një bashkësi me veçori të plota që i ofron Office.

Por shtimi i “Slides” shton mundësi offline për tri aplikacionet primare të produktivitetit të Drive: tekst dokumentet, spreadsheets dhe prezantimet.

Me një alternativë pa pagesë që ju mund ta përdorni online dhe offline, Drive është duke u bërë një alternativë e zbatueshme për përdoruesit që thjesht duan të shkruajnë një dokument të shpejt, të ndjekin shpenzimet në një spreadsheet, ose të përfundojnë një prezantim për punë.

Slides google1Por mangësitë e Drive ende mbesin mundësitë offline. Mundësitë offline të Google Docs kanë kufizime varësisht nga lloji i pajisjes që përdorni.

Duke përdorur Chrome ose Chrome OS offline, për shembull, ju mund të editoni dhe shihni dokumentet dhe prezantimet, por ju mundeni vetëm të shihni spreadsheets.

Nëse jeni një përdorues në Android ose iOS, ju mundeni vetëm të shihni dokumentet e juaja. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Vetëm 3 ditë nga mbyllja e aplikimeve në akseleratorin rajonal Uplift Albania

Tags >

Google
Lajmet e fundit>