Lajmet

Google+ shton numëruesin e shikimeve në faqe për profilet e përdoruesve

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Google+ shton numëruesin e shikimeve në faqe për profilet e përdoruesve

plusMë herët gjatë muajit mars, mësuam që Twitter ishte duke e shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së numrit të shikimeve për secilën cicërimë individuale dhe duket që edhe Google+ e ka pëlqyer atë model, duke nisur kështu një nismë të ngjashme.

Numëruesit të ndjekësve tani i bashkohet edhe numri i përgjithshëm i klikimeve në faqe, që përfshin shumën e shikimeve në profil, postime dhe fotografi që nga tetori i vitit 2012.

Disa profile tashmë kanë filluar vetvetiu të shfaqin numëruesin, por mund të ju duhet që ta përzgjidhni një kuti tek opsionet e profilit tuaj përpara se të ju paraqitet. Ngjashëm, ju mund ta ndalni veçorinë duke e larguar opsionin e përzgjedhjes së kutisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Gallery Go është një aplikacion i lehtë për menaxhimin e fotove në Android

Lajmet e fundit>