Analiza

Google shton oraret e emisioneve televizive në rezultatet e kërkimit

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
Google shton oraret e emisioneve televizive në rezultatet e kërkimit

Google tani do të fillojë të bëjë përfshirjen e listave me episodet televizive dhe datat se kur paraqiten ato emisione në rezultatet e veta të kërkimit.

Tani, duke shkruar thjesht emrin e programit, si dhe termin “tv show” (emision televiziv) përdoruesit mund të fillojnë të marrin orarin e tanishëm të transmetimit, numrin e sezonit dhe numrit e secilit episod.

Kjo datë e re do të paraqitet së bashku me informacionet ekzistuese në bazën me të dhëna të Google që tashmë jep hollësi për një rrjet televiziv, këngë në prapaskenë dhe aktorët kryesorë. Ndryshimi po ashtu shtohet tek emisionet televizive që më nuk janë duke u prodhuar.

Për shembull, nëse kërkoni për emisionin televiziv të përfunduar së fundi Dexter, rezultatet do të paraqesin datat e transmetimit të episodeve të parë dhe të fundit të emisionit për të ju dhënë një paraqitje të menjëhershme të jetëgjatësisë së emisionit përkatës televiziv.

Përditësimi i Google tashmë përfaqëson një ndërrim delikat që e shtyn makinën e kërkimit më afër garës së drejtpërdrejt me brendet për përmbajtje si TV GUide dhe IMDb, që janë dy burime në të cilat vijnë shikuesit për të marrë informacione të freskëta për programet e tyre të parapëlqyera televizive.

Kështu, derisa të dhënat shtesë në rezultatet e kërkimit ofrojnë një alternativë të përshtatshme për dashamirësit e televizionit, përditësimi përfaqëson ende një sfidë për ndërmarrjet me përmbajtje tradicionale që janë të lidhura për së afërmi me biznesin televiziv. (PCWorld Albanian)

gglegrysghn

LEXO EDHE:  Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë 3.9 orë në ditë në internet

Tags >

Google
Lajmet e fundit>