Lajmet

Google shton shërbimin “Wheelchair accessible navigation” në Google Maps

Mar 16 2018
0 Shpërndarje
Sapo të keni shtypni Options , do të gjeni wheelchair accessible nën seksionin Routes. Google shton shërbimin “Wheelchair accessible navigation” në Google Maps

Google Maps po ndihmon njerëzit të navigojnë dhe të eksplorojnë botën duke ofruar udhëzime në mbarë botën, për njerëzit që udhëtojnë me makinë, biçikletë ose në këmbë. Gjiganti i kërkimit kohët e fundit ka prezantuar në aplikacionin e saj të hartave, një tipar navigimi të përshtatshëm për karriget me rrota që do të ofrojë informacion për rrugët për ta bërë sistemin rrugor  më të aksesueshëm pothuajse për të gjithë. Për të lehtësuar personat me aftësi të kufizuara fizike, Google Maps prezanton” wheelchair accessible routes”.

Për të gjetur rrugët e aksesueshme nga persona që përdorin karrige me rrota, duhet të shkruani destinacionin tuaj në Google Maps, pastaj shtypni Directions dhe zgjidhni ikonën e public transportation. Sapo të keni shtypni Options , do të gjeni wheelchair accessible nën seksionin Routes.

Ju do të jeni në gjendje të shihni listën e të gjitha rrugëve të mundshme që janë të përshtatshme për  karriget me rrota. Kur shtypni  two-line description dhe shkoni poshtë në seksionin accesibility, do ta dini se vendi nuk e ka një funksion të  tillë nëse nuk shihni një simbol pranë tij.

Google Maps prezanton  “wheelchair accessible routes”.

Përdoruesit e Google në të gjitha qendrat kryesore metropolitane si Nju Jorku, Tokio, Londra, Mexico City, Sydney dhe Boston tani kanë akses të plotë në sistemin e përmirësuar të hartave. Falë bashkëpunimit me agjenci transporti,në muajt e ardhshëm, Google planifikon të shtojë  numrin e rrugëve  të aksesueshme për karrige me rrota në aplikacionin e saj. Menaxheri i projektit Google Maps, Rio Akasaka shkroi në një deklaratë të kompanisë:

“Me ndihmën e agjensive të transportit  anembanë globit dhe njerëzve si ju që kontribuojnë me njohuritë lokale, ne po bëjmë përparim drejt një bote më të arritshme për të gjithë,” Duke shtuar këtë veçori Google Maps  e bën më të  lehtë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara fizike, sepse çdokush me aftësi të kufizuara fizike e di mirë se nuk është aq e thjeshtë.

Google shtoi këtë veçori për personat me aftësi të kufizuara dhe vuri në dukje se këto rrugë të reja do të jenë më të dobishme për këta persona , por përdoruesit me  paterica ose ato me fëmijë në një karrocë dore mund të gjejnë gjithashtu veçori shumë të dobishëm dhe mund të marrin ndihmë. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>