Lajmet

Google+ shton URL-të e posaçme, por jo për të gjithë

Publikuar , 15 Gusht 2012
0
Google+ shton URL-të e posaçme, por jo për të gjithë

Pas publikimit të llogarive të verifikuara një vit më parë, Google+ sapo ka zbuluar një valë të re të URL-ve të posaçme për marka dhe njerëz të famshëm, nga Britney Spears tek Ubisoft.

URL-të e shkurtuara kalojnë nga stringjet e gjata tradicionale me shkronja dhe numra në adresa që mbahen mend lehtësisht, si google.com/+hughjackman.

Kjo iu krijon mundësi ndjekësve dhe konsumatorëve tuaj të gjejnë më shpejt profilin tuaj.

Mos u ngazëlleni shumë pasi kjo mundësi e re nuk vlen për të gjithë – Google thotë që do të prezantojë URL-të e reja për një listë të shkurtër të profileve të verifikuara dhe që nuk është gati për regjistrime publike. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Televizorët Samsung do të vinë me Bixby dhe Google Assistant në 2019-ën

Lajmet e fundit>