Harduer

Google shtyn lansimin e Nexus Q

Publikuar , 01 Gusht 2012
0
Google shtyn lansimin e Nexus Q

Google ka shtyrë lansimin e pajisjes së vet Nexus Q për rrjedha mediatike dhe është duke e ofruar atë falas për ata që e kanë para-porositur.

Në një email të dërguar për konsumatorët, Google lajmëroi një shtyrje të pacaktuar të lëshuesit të vet mediatik sferik, duke thënë që dëshironte të shtonte më tepër veçori.

Ndërmarrja tha, “Kur ne lajmëruam Nexus Q në Google I/O, ne dhuruam pajisje për pjesëmarrësit për një vëzhgim të hershëm.

“Dizajni industrial dhe hardueri ishin përkuar me entuziazmin e shkëlqyer. Ne gjithashtu dëgjuam reagimin fillestar nga përdoruesit të cilët duan që Nexus Q të bëjë edhe më tepër se sa që bën aktualisht. Si reagim, ne vendosëm që të shtyjmë lëshimin për konsumatorë të Nexus Q derisa ne të punojmë në bërjen më të mirë të tij.”

Derisa kjo tingëllon si lajm jo edhe aq i mirë për ata që me padurim e kanë para-porositur pajisjen, Google do ta dërgojë atë falas tek pajisjet Nexus Q për ata që duan t’i vendosin emrat e tyre në listë.

I lajmëruar në konferencën Google I/O, Nexus Q është kundërshtari ndaj Apple TV-së. Me çmimin prej 299 dollarë në Shtetet e Bashkuara, pajisja u mundëson përdoruesve që të transmetojnë audio dhe video drejtpërdrejt nga cloud në një HD TV. Ai gjithashtu ka 1GB RAM, 16GB ngarkesë të brendshme dhe Bluetooth, NFC dhe WiFi.

Google nuk ka thënë se çfarë planifikon të shtojë në Nexus Q, por duhet të jetë një ndryshim madhor për ndërmarrjen që të ndalojë marrjen e porosisë për pajisjen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sulmet kibernetike i kushtojnë bizneseve çdo vit miliona dollarë

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>