Lajmet

Google siguron patentën për krijimin e një kornize fotosh dixhitale

Publikuar , 05 Tetor 2013
0
Google siguron patentën për krijimin e një kornize fotosh dixhitale

Google ka siguruar një patentë për krijimin e një kornize fotosh dixhitale që suporton teknologjinë wireless.

Korniza të tjera dixhitale ofrohen aktualisht në treg, por produkti që kompania ka ndërmend të krijojë do të ketë disa opsione të reja që e diferencojnë atë nga produktet ekzistuese. Google ka menduar që korniza të lidhet direkt me pajisjen mobile të përdoruesit.

Korniza përveç se do të shfaqë çdo foto që përdoruesi ngarkon në të, do të lidhet me telefonin dhe do të lejojë etiketimin e personave në foto duke importuar emrin nga lista e kontakteve të telefonit.

Duke qenë se teknologjia wireless do të mundësojë sinkronizimin automatik të kornizës me telefonin, mjafton që përdoruesi të klikojë mbi fytyrën e personit që ndodhet në foto dhe e telefonon atë menjëherë.

Gjithashtu në rast se dikush telefonon fotoja e tij do të shfaqet automatikisht në kornizë.

Ashtu si e përmendëm edhe më sipër kjo nuk do të jetë korniza e veteme dixhitale në treg, por avantazhet që burojnë nga suporti i Google dhe softuerit të tij janë mëse të dukshme.

Përsa i përket dizajnit edhe në këtë rast Google do të reflektojë thjeshtësinë e tij duke përzgjedhur një model të këndshëm të cilit nuk i ikën asnjëherë koha. (PCWorld Albanian)

framer google

LEXO EDHE:  Chrome do të bllokojë çdo përmbajtje HTTP

Tags >

Google
Lajmet e fundit>