Lajmet

Google sjell komandat zanore dhe në Chromebook

Publikuar , 20 Dhjetor 2014
0
Google sjell komandat zanore dhe në Chromebook

Screenshot_2014-12-19_at_3.24.31_PM_-_Display_1.0.0Deri më sot përdoruesit kanë qenë në gjendje ti japin komanda zanore pajisjeve Android dhe Android Wear, por Google së fundmi ka shtuar këtë opsion edhe për përdoruesit e një Chromebook. Për ta përdorur këtë opsion duhet thjesht ti thoni kompjuterik tuaj ‘Ok Google’ dhe komandat zanore aktivizohen automatikisht.

Komandat zanore mund të përdoren për të kërkuar informacion, për të gjetur itinerare, kontrolluar motin etj. Normalisht që Chromebook duhet të jetë aktiv për të dëgjuar komandat tuaja. Ky opsion u përshkrua për herë të parë nga punonjësi i Google, Francois Beaufort në Google+.

Voice Command është për momentin e disponueshme vetëm në kanalin Chrome Dev dhe përdoruesit duhet të aktivizojnë një flag në menunë e Chrome për ta aksesuar atë. Beaufort nuk zbuloi se kur do të ishte kjo gjë e disponueshme pasivisht, por mendohet se nuk do kalojë kohë e gjatë para se të gjithë ata që kanë një Chromebook ta përdorin këtë opsion. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Indeksimi mobil bëhet standard në Google Search

Lajmet e fundit>