Lajmet

Google sjell lojërat Android në Windows

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Dhjetor 2021
Nuk është e qartë se çfarë teknologjie do të përdorë Google për të ofruar aplikacionet Android në Windows ose mund të aplikohen teknologjia cloud streaming. Google sjell lojërat Android në Windows

Duke filluar nga viti i ardhshëm Google Play Games do të jenë të disponueshëm në pajisje me ekrane më të mëdha sesa ato Android dhe Chrome OS.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm edhe në kompjuterët Windows. Detajet janë shumë të pakta kur do të ofrohet dhe sesi do të funksionojnë kontrollorët.

Shtysa kryesore e Google për të sjellë Google Play Games në Windows mendohet të kenë qenë Chromebook-ët dhe popullariteti që gjeti në këto platforma.

“Duke filluar nga 2022, lojtarët mund të provojnë lojërat e tyre të preferuara Google Play Games në më shumë pajisje,” tha kompania për The Verge.

Nuk është e qartë se çfarë teknologjie do të përdorë Google për të ofruar aplikacionet Android në Windows ose mund të aplikohen teknologjia cloud streaming.

Lajmi i Google vjen pak muaj pasi Microsoft filloi të testonte aplikacionet Android në Windows 11. Gjiganti i Windows ka ndërtuar një nënsistem për Android i aftë të luajë aplikacionet Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD rifreskon kartat grafike desktop me frekuencë më të lartë