Lajmet

Google sjell një funksion që e bën kërkimin më të lehtë

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Dhjetor 2022
Në të kundërt Google automatikisht do të gjenerojë rezultatet e ardhshme në faqen që jeni pasi të keni mbërritur fundin e listës aktuale. Google sjell një funksion që e bën kërkimin më të lehtë

Rezultatet e kërkimit të Google në desktop do të kenë lëvizje të vazhdueshme gjatë shfletimit, një funksionalitet që vjen një vit pas debutimit në mobile.

Lëvizja e vazhdueshme e shfletimit do të eliminojë nevojën për të klikuar “Next” ose numrat e faqeve në fund të rezultateve të kërkimit.

Në të kundërt Google automatikisht do të gjenerojë rezultatet e ardhshme në faqen që jeni pasi të keni mbërritur fundin e listës aktuale.

Nëse përdorni Google në mobile, ky opsion duhet të jetë familjar për juve.

Mbërritja e këtij funksioni në desktop do ta bëjë eksperiencën e Google Search më konsistente mes pajisjeve dhe platformave.

Ngjashëm me lançimin e versionit mobil, fillimisht do të jetë i disponueshëm për gjuhën angleze në SHBA ndërsa gradualisht të mbërrijë tek më shumë përdorues në të ardhmen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA mund të ndjekë shembullin e Bashkimit Evropian