Siguri

Google, spiun aksidental

Publikuar , 15 Maj 2010
0
Google, spiun aksidental

Kjo ishte një praktikë kontroverse. Dhe me 27 prill, kompania botoi një blog post për të qartësuar keqkuptimet mbi praktikat e saja. Toni ishte paksa i skajshëm dhe sipas tyre nën A nuk po cenohej privatësia e askujt dhe nën B shumë njerëz tjerë e kanë bërë këtë shumë më herët.

Përveç se … tani Google po thekson se deklarata e saj se po mblidhte vetëm informata SSID dhe  MAC nga rrjetet që shfrytëzonte është e pasaktë. Nën kërkesën e qeverisë Gjermane, Google ekzaminoni sistemet e saja me më kujdes. Dhe zbuloi se për tre vitet e fundit, automjetet e Street View në mënyrë aksidentale kanë përdorur një copë softueri që mund të kap të dhëna që po transmetohen përmes rrjeteve të pambrojtura me fjalëkalim.

Pasi që automjetet ishin në lëvizje konstante dhe pashijet e tyre monitoruese të rrjeteve kanë ndryshuar kanalet pesë herë në sekondë, kompania ka thënë se “zakonisht” kapen vetëm “fragmente” të të dhënave.

Pavarësisht kësaj, përkohësisht është ndalur puna e automjeteve dhe janë izoluar të dhënat në fjalë gjersa të gjendet një zgjidhje për to, dhe gjithashtu është thënë se do të punësohet një palë e tretë për të ekzaminuar softuerin. E natyrisht i “vie shumë keq” për këtë.

Pavarësisht “inkompetencës” së Google, ju sugjerojmë që menjëherë të siguroni me fjalëkalim rrjetin tuaj wi-fi.

LEXO EDHE:  Hakerët rusë kanë synuar të diskreditojnë hetimet në SHBA

Lajmet e fundit>