Lajmet

Google Street View ju çon brenda Qendrës së NASA-s

Publikuar , 08 Gusht 2012
0
Google Street View ju çon brenda Qendrës së NASA-s

Google ka bërë të ditur se Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida tashmë gjendet në platformën Google Maps, duke ju dhënë mundësi fansave të shohin nga brenda vende si dhoma e motorëve apo zonat e përgatitjes së anijeve kozmike që hidhen në hapësirë.

Google ka publikuar 6000 pamje të Qendrës Hapësinore Kennedy – koleksioni special më i madh i Street View – me rastin e 50 vjetorit të krijimit të kësaj qendre.

“Mijëra entuziastë dhe fëmijë në të gjithë botën janë rritur duke menduar se një ditë do të bëheshin astronautë. Tashmë, falë bashkëpunimit të Qendrës Hapësinore Kennedy të NASA-s, të gjithë mund të përjetojnë këtë vend kaq frymëzues dhe njëkohësisht historik, nga kudo ku ndodhen, si dhe mund të ecin virtualisht brenda tij njësoj si astronautët.”, shkruante Google në blogun zyrtar.

Përdoruesit mund të shohin vende unike të kësaj qendre, nga anijet kozmike që ndodhen brenda saj e deri tek dhoma e lëshimit të tyre. Përveç kësaj, mund të shihen edhe dy anije kozmike që kanë përfunduar misionet e tyre – Atlantis dhe Endeavour.

Google Maps vazhdon të përditësojë rregullisht bazën e vet të të dhënave me imazhe dhe karakteristika të reja. Javën e kaluar, kompania shtoi opsionin e njoftimeve të shërbimit të metrosë njujorkeze brenda Google Maps. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  ASUS adreson sulmin me maluerë ndaj sistemit të përditësimeve

Lajmet e fundit>