Harduer

Google surprizon të gjithë me lëvizjen e papritur

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Korrik 2020
0
Telefoni i lançuar vitin e kaluar u lavdërua shumë për çmimin e ulët, performancën e lartë dhe kamerën e shkëlqyer. Google surprizon të gjithë me lëvizjen e papritur

Google ka ndaluar shitjet e smartfonëve të rangut të mesëm 3A dhe 3A XL. Kompania tha se ka shitur gjithë Pixel 3A të prodhuar dhe njerëzit të cilët janë të interesuar të blejnë një të tillë akoma, mbase mund ta gjejnë nga partnerët deri në përfundim të njësive të ngelura.

Telefoni i lançuar vitin e kaluar u lavdërua shumë për çmimin e ulët, performancën e lartë dhe kamerën e shkëlqyer.

Pixel 3A listohet në sajtin e Google si “nuk ka në stok.” Megjithatë në këto momente që shkruajmë telefoni vijon të listohet në Amazon.

Me ndalimin e prodhimit të këtij telefonit, Google do të shesë aktualisht vetëm flagshipin Pixel 4 i lançuar në Tetorin e vitit të kaluar. Por një pasardhës i rangut të mesëm Pixel 4A ende nuk ka mbërritur.

Ky i fundit raportohet të ketë ekran 5.81-inç me rezolucion 2340 x 1080 piksel, procesor Snapdragon 730, 12.2-megapiksel kamër të pasme, 8-emgapiksel kamër frontale, skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe një portë kufjesh 3.5mm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nëse keni bërë këtë veprim në WhatsApp, numri juaj është ekspozuar në Google