Lajmet

Google synon që të përmirësojë shfletuesin Chrome për Android

Publikuar , 15 Janar 2014
0
Google synon që të përmirësojë shfletuesin Chrome për Android

Ndonëse Chrome tani ka zëvendësuar shfletuesin e nënkuptuar në pothuajse të gjitha pajisjet me Android (ato që përdorin ICS ose me tërësi, ku shumica e prodhuesve nëse jo të gjithë vijnë me Jelly Bean të instaluar) është ende duke mos e arritur numrin e përdoruesve në shfletimin mobil të cilin Google mund ta dëshirojë. Google dëshiron po ashtu që Chrome për Android të jetë më i shpejt.

Për këtë duhet të themi që do të ishte mirë që Google ta bënte këtë gjë. Mund ta parapëlqejmë përdorimin e Chrome për Android kurdo që duam të shfletojmë uebin në pajisjet tona mobile dhe është me siguri një rrugë e gjatë deri në ditët e veta të para të lëshimit të ICS-së. Të gjitha qëllimet e Google për Chrome këtë vit janë të përmendura në faqen Blink Google Groups dhe ato pasqyrojnë disa ide të mira që Google ka për ta bërë Chrome për Android shfletuesin kryesues mobil.

Në mesin e këtyre qëllimeve, Google dëshiron që të përqendrohet që t’i bëjë për shfletuesit opsionet më të mira dhe mundësimi i atyre që të përshtaten me aplikacione uebi që janë tërheqëse.

Aplikacionet e nënkuptuara në Android mund të jenë mjaft të këndshme, e po ashtu edhe bartës të një thjeshtësie të ndërlikuar kur bëhet fjalë përdorimi i tyre dhe kjo është një hapësirë ku aplikacionet e uebit duhet të bëjnë përmirësime. Inxhinieri Eric Seidel tregon në një grup që Skuadra e Platformës së Uebit dëshiron që “#të ketë etapa reale të uebit mobil”.

Përmirësimet e tjera si zvogëlimi i konsumimit të memories dhe shfrytëzimi më i ulët i mundshëm i baterisë janë po ashtu disa qëllime të mira, pasi mund të themi se Chrome e harxhon një nivel të konsiderueshëm të baterive të smartfonëve ose tabletëve.

LEXO EDHE:  Franca thirrje Bashkimit Evropian për rregullimin e kriptomonedhave

Google tani është duke provuar që të bëjë inovacion dhe ta përmirësojë përvojën pa marrë parasysh se si mendojmë ne. Është gjë e mirë të shihet që ata kanë një ndjesi rreth gjërave që mund të kenë qenë duke mbajtur disa përdorues nga përzgjedhja e Chrome kur ka qenë fjala për shfletim në një pajisje mobile. (PCWorld Albanian)

google_chrome-logo

Lajmet e fundit>