Softuer

Google tani numëron 700,000 pajisje të aktivizuar në ditë

Publikuar , 21 Dhjetor 2011
0
Google tani numëron 700,000 pajisje të aktivizuar në ditë

Sistemi operativ mobil Android i Google po vazhdon të jetë çdo ditë e më shumë konkurrues, dhe Andy Rubin ka shpalosur një shifër prej 700,000 pajisjesh Android që janë duke u aktivizuar në baza ditore. Me këto rezultate janë dhënë indikacione për aktivizime ditore të dyfishuara krahasuar me rezultatet e shfaqura në maj ku më shumë se 400,000 njësi Android po aktivizoheshin në ditë, ndërsa në nëntor u arritën 200 milion pajisje të fuqizuara me Android. 

Duke bërë të ditur lajmin përmes rrjetit më të ri social të kompanisë , Google+ Rubin i ra shkurt e trup duke thenë se “tani janë mbi 700,000 pajisje Android që po aktivizohen çdo ditë”.

Ai shtoi: “Ne numërojmë çdo njësi vetëm një here (nuk numërojnë pajisje të ri-shitur) dhe “aktivizimet” nënkuptojnë atë që ju futeni në dyqan, bleni një pajisje dhe e lidhni në rrjet duke u kyçur me një shërbim telefonik”.

Versioni më i fundit i Android, Android 4.0 Ice Cream Sandwich, ka pasur një start jo aq të mire gjatë muajit të kaluar me Samsung Galaxy Nexus. Gjersa një përditësim u paraqit për Nexus S, Google u shpejtua ta tërheq duke thënë se po bënë rishikimin në bazë të të dhënave të marra prej atyre që e testuan të parët. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

Lajmet e fundit>