Lajmet

Google do të fshijë automatikisht historikun e kërkimit dhe vendndodhjes

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Maj 2019
0
Gjigandi i kërkimi lejon prej kohësh përdoruesit të fshijnë këto të dhëna manualisht në produkte si YouTube, Maps dhe Search. Google do të fshijë automatikisht historikun e kërkimit dhe vendndodhjes

Google do tu ofrojë përdoruesve opsionin për të fshirë automatikisht historikun e kërkimit dhe të vendndodhjes.

Gjigandi i kërkimi lejon prej kohësh përdoruesit të fshijnë këto të dhëna manualisht në produkte si YouTube, Maps dhe Search.

Në përpjekje për të ofruar më shumë kontroll mbi të dhënat personale, kompania do të ofrojë opsionin e fshirjes automatike mes 3 deri në 18 muaj.

Google tha mjetet e reja do të jetë në të disponueshme në javët e ardhshme. Gjiganti i kërkimit online përballet me kritika për të dhënat personale që grumbullon. Në Nëntor u akuzua se gjurmonte përdoruesit edhe kur fiknin manualisht historikun.

Aktualisht gjurmimi i vendndodhjes dhe ruajtja e historikut mund të ndalohen përkohësisht. Por në javët e ardhshme përdoruesit të kenë opsionin për të fshirë automatikisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Të rinj nga mbarë bota garojnë në panairin Google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>