Lajmet

Google do të gjurmojë shpenzimet nga kartat e debitit dhe kreditit

Publikuar , 24 Maj 2017
0
Do të jetë shërbimi i ri Google Attribution i cili do tu japë reklamuesve më shumë të dhëna nëse reklamat online u gjenerojnë të shitje dhe të ardhura offline. Google do të gjurmojë shpenzimet nga kartat e debitit dhe kreditit Photo Source: Getty Images

Google do të gjurmojmë miliarda blerje përmes kartave të debitit dhe kreditit për të krahasuar klikimet e reklamave me paratë e shpenzuara.

Do të jetë shërbimi i ri Google Attribution i cili do tu japë reklamuesve më shumë të dhëna nëse reklamat online u gjenerojnë të shitje dhe të ardhura offline.

Pasi prezantoi shërbimin Google tha se mund të kapë 70% të transaksioneve të kartave të debitit dhe kreditit në SHBA. Ndërkaq kritikët e shohin si një goditje e rëndë ndaj privatësisë.

Produkti i ri u prezantua në një postim në blog ku thoshte:” Për herë të parë, Google Attribution bën të mundur për çdo reklamues të masë impaktin fushatave të reklammimit.”

Google zotëron sasi të mëdha të dhënash që nga shërbimet si AdWords, Analytics dhe DoubleClick Search. Google jo vetëm që gjurmon telefonët por mund të mësojë nëse një përdorues ka kërkuar një produkt të reklamuar dhe ka shkuar ta blejë atë në një dyqan fizik.

Gjigandi i motorit të kërkimit tha se nuk do të përfshihet në informacionin e shpenzimeve dhe se kishte zhvilluar një teknologji enkriptimi e cila siguron të dhënat e përdoruesve.

Shërbimi është aktualisht i disponueshëm vetëm në SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një kopje e Super Mario Bros shitet për 100 mijë dollarë

Tags >

Google
Lajmet e fundit>