Lajmet

Google do të heqë indikatorin e sigurisë nga faqet HTTPS në shtator

Publikuar , 20 Maj 2018
0
Në tetor, uebsajtet që do të vizitohen në Chrome 70 që nuk kanë certifikata HTTPS do të shoqërohen me një fjalë në ngjyrë të kuqe ku do të shkruhet “Not Secure”. Google do të heqë indikatorin e sigurisë nga faqet HTTPS në shtator

Duke filluar nga shtatori, Google do të ndryshojë linjat e HTTPS në përdorimin e webit. Të gjitha sitet që përdorin HTTPS nuk do të nxjerrin më shenjën jeshile “Secure” që shfaqet zakonisht në vendin e adresave të Chrome.

Në tetor, uebsajtet që do të vizitohen në Chrome 70 që nuk kanë certifikata HTTPS do të shoqërohen me një fjalë në ngjyrë të kuqe ku do të shkruhet “Not Secure”.

Një rikujtesë e shkurtër se si funksionon HTTPS: HTTPS është një version më i sigurtë se sa HTTP, pasi vepron si një protokoll sigurie për komunikimin e përdoruesve me uebsajtet, duke e bërë më të vështirë të ndërhyhet në paketa.

Të dhënat janë të siguruara nga palë të treta dhe për këtë shumë sajte moderne janë duke përshtatur këtë teknologji, duke përdorur Transport Layer Security (TLS) që është edhe teknologjia bazë prapa HTTPS.

Argumenti i Google se përse po vjen ky ndryshim është se përdoruesit presin që siguria të jetë diçka e mirëqenë për uebsajtet, por megjithatë, një informacion i prezantuar mirë lejon përdoruesit të jenë sa më të informuar. Gjithashtu, Google thotë se tashmë HTTPS është bërë akoma më e lirë për tu integruar prandaj është koha të drejtohemi tek ai. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në shfletuesin Chrome po përdorej në disa sulme kibernetike

Lajmet e fundit>