Harduer

Google të lëshojë një tablet të cilësisë së lartë

Publikuar , 19 Dhjetor 2011
0
Google të lëshojë një tablet të cilësisë së lartë

Komentet e Schmidt, në të cilat ai tha që pajisja do të jetë “një tablet i cilësisë së lartë”, dolën në një intervistë për gazetën italiane Corrier della Sea. Komentet tregojnë që Google planifikon të bëjë një tjetër veprim për të kundërsulmuar iPadin e Apple.

Përpjekja e parë formnale e Google për të hyrë në tregun e tabletëve u bë më parë gjatë këtij viti me Motorola Xoom, që kishte sistemin operativ Android 3.0. Por Xoom dështoi që të kapte ritmin e numrit të shitjeve të iPadëve.

Versioni i fundit i Android, i quajtur “Ice Cream Sandwich”, bashkon Honeycombin me Gingerbread, që ishte dizajnuar për smartphone. Ai doli gjatë muajit të kaluar në smartphone-in Galaxy Nexus.

Brendi Nexus përdoret nga Google për të theksuar pajisjet “e pastërta” Android që dalin me versionin e aksioneve të sistemit operativ. Megjithëse Google mbrojti Xoom e Motorolas në lëshim, kjo ndërmarrje nuk fitoi brendin Nexus./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Konsola e re e Microsoft është katër herë më e fuqishme se Xbox One X

Lajmet e fundit>