Lajmet

Google të përfshijë Gmailin në rezultatet e kërkimit

Publikuar , 09 Gusht 2012
0
Google të përfshijë Gmailin në rezultatet e kërkimit

Më tepër se 425 milionë përdorues të Gmail tashmë mund të kërkojnë brenda llogarive të tyre personale të emailit për të gjetur diçka që ju nevojitet, si për shembull ndonjë porositje nga Amazon.com ose një rezervim online.

Tani, përdoruesve të Gmail të cilët janë të kyçur në llogaritë e tyre do t’ju paraqitet një listë e emailave në faqen kryesore të rezultateve të kërkimit në Google nëse korrespondenca përmbanë një fjalë të shkruar gjatë kërkimit.

Google fillimisht është duke e testuar veçorinë me vetëm 1 milion përdorues të Gmail të cilët kërkojnë qasje në këtë fazë testuese. Përdoruesit e Gmail mund të regjistrohen në http://g.co/searchtrial.

Veçoria e paraqitur gjatë ditës së mërkurë tregon përpjekjen e fundit të Google për të dërguar të dhëna të cilat njerëzit janë duke i kërkuar më shpejt teksa kërkohet mirëmbajtja e kryesimit me makinë kërkuese në internet, një biznes ky i cili sjell shumicën e të ardhurave për ndërmarrjen.

Rezultatet nga Gmail do të paraqiten në anën e djathtë të faqes së kërkimit. Ju mund t’i paraqitni ato në rezultatet kryesore të kërkimit duke e përdorur si fjalë të kërkimit “gmail” në kutinë e kërkimit.

Ju mund të klikoni në një ikonë në faqe që të mbani rezultatet e Gmail për një sesion të caktuar të kërkimit.

Gjatë ditës së mërkurë, Google poashtu tha që kërkimi i bazuar në zë së shpejti do të jetë në dispozicion në aplikacionet e veta mobile për pajisjet iPhone dhe iPad të Apple. Google dorëzoi aplikacionin në Apple gjatë javës së kaluar.

Për më tepër, ekzekutivët e Google në një konferencë për shtyp demonstruan gjatë së mërkurës një veçori të re që do të lëshohet gjatë ditës së enjte. Ju zhvendoseni ashtu siç mundeni përgjatë një galerie të fotografive online, duke kaluar përgjatë për të shikuar fotografitë që janë të lidhura me kërkimin tuaj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kriptomonedha Libra e Facebook kërcënim për Bankën Qendrore Evropiane dhe Euron

Lajmet e fundit>