Lajmet

Google tërhiqet nga funksioni kontrovers që shkelte privatësinë e përdoruesve të Chrome

Sep 27 2018
0 Shpërndarje
Pas shumë kritikash, kompania tha se me Chrome 70 do ti lejonte përdoruesit të ç’aktivizonin këtë funksion. Google tërhiqet nga funksioni kontrovers që shkelte privatësinë e përdoruesve të Chrome

Përdoruesit të cilët shkarkuan versionin më të fundit të Google Chrome gjetën një surprizë disi të pakëndshme.

Prezantimi i Chrome 69 solli një veçori ku përdoruesit kyçeshin në shfletues kur aksesonin një llogari që i përkiste shërbimeve të Google si Gmail apo youtube.

Pas shumë kritikash, kompania tha se me Chrome 70 do ti lejonte përdoruesit të ç’aktivizonin këtë funksion.

Ekspertët ngritën shqetësime për funksionin e kyçjes automatike në Chrome 69 duke e cilësuar si shkelje të privatësisë dhe sigurisë personale.

Edhe pse Google premtoi ndryshimin e këtij funksioni, përdoruesit janë ende të shqetësuar nëse të dhënat personale mund të dërgohen në serverët e Google pa dijeninë e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>