Harduer

Google tërhiqet nga prodhimi i tabletëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Qershor 2019
0
Google shkoi aq larg saqë të thoshte se ka ndaluar zhvillimin se dy produkteve tabletë. Të dy ishin më të vegjël në madhësi sesa Pixel Slate dhe ishin planifikuar për debutimi në 2019-ën. Google tërhiqet nga prodhimi i tabletëve

Google nuk do të lançojë një pasardhës së tabletit Pixel Slate të prezantuar vitin e kaluar sipas Business Insider dhe ComputerWorld për tu fokusuar tek harduerët Chrome OS dhe laptopët tradicionalë si Pixelbook.

Një zëdhënës i kompanisë tha për Business Insider se përpjekjet kryesore të Google do të jenë tek laptopët Chrome OS ndërsa do të vijojë të mbështesë tabletin Pixel Slate.

E thënë më thjeshtë Google do të vazhdojë të dërgojë përditësime softueri dhe sigurie për vitet e ardhshme por që nuk do të ketë një Pixel Slate 2. Rick Osterloh, i cili udhëheq biznesin e harduerit të Google, konfirmoi në Twitter të njëjtën gjë.

Google shkoi aq larg saqë të thoshte se ka ndaluar zhvillimin se dy produkteve tabletë. Të dy ishin më të vegjël në madhësi sesa Pixel Slate dhe ishin planifikuar për debutimi në 2019-ën.

Po rezultatet e dobëta dhe zhgënjyese të Pixel Slate së bashku me problemet në cilësinë e prodhimit të tabletëve të rinj bënë që Google të braktiste të dy tabletët.

Pixel Slate mori vlerësime mediokër kur doli në shitje vitin e kaluar. Google mori vlerësime për dizajnin e harduerit por kritika për softuerin i cili dukej i papërfunduar.

Edhe pse Google adresoi problemet e identifikuar në softuer përmes përditësime, kompania mund të ketë kuptuar se lufta me iPad ishte e humbur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple prezanton iPhone-t e rinj më 10 Shtator?

Lajmet e fundit>