Lajmet

Google thotë se do të bllokojë gjurmimin në aplikacionet Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shkurt 2022
Në postimin në blog Google tha tani se Privacy Sandbox do të përfshijë edhe aplikacionet Android. Gjiganti i teknologji nuk tregoi sesi do të veprojë me bllokimin e gjurmimit në aplikacionet Android. Google thotë se do të bllokojë gjurmimin në aplikacionet Android

Plani i Google për të kufizuar gjurmimin në shfletuesin Chrome është shtrirë edhe tek aplikacion Android.

Quajtur Privacy Sandbox, ky projekt synon të reduktojnë sasinë e të dhënave të përdoruesve të reklamuesit mund të grumbullojnë.

Kompania rivale Apple detyron zhvilluesit të kërkojnë leje nga përdoruesit përpara se ti gjurmojnë ato. Lajmi mund të jetë një goditje tjetër ndaj kompanive si Meta të cilat mbështeten tek kodi i aplikacioneve të tyre për gjurmimin e sjelljet së konsumatorit.

Meta tha këtë muaj se ndryshimet e Apple mund ti kushtojnë 10 miliardë dollarë. Por sa do ti kushtojë ndryshim i Google me një sistem operativ që gjendet në 855 të smartfonëve në mbarë botën?

Cookie-t e palëve të treta qtë cilët përdorin historikun e shfletimit të përdoruesve për ti shënjestruar ato me reklama, do të largohen nga përdorimi në Google Chrome deri në 2023.

Në postimin në blog Google tha tani se Privacy Sandbox do të përfshijë edhe aplikacionet Android. Gjiganti i teknologji nuk tregoi sesi do të veprojë me bllokimin e gjurmimit në aplikacionet Android.

Kujtojmë Apple vitin e kaluar tha se zhvilluesit duke të kërkojnë në mënyrë të qartë leje nga përdoruesit për të shfrytëzuar numrin e tyre të identifikimit për reklamuesit.

Në 96% të rasteve përdoruesit kanë zgjedhur të refuzojnë këto kërkesa. Por në rastin e Google, ndryshe nga Apple, biznesi ngrihet mbi reklamimin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cloudflare bllokon sulmin rekord DDoS prej 2Tbps